Australi, dëmet nga zjarri mbi 20 milionë dollarë

Bota

Australi, dëmet nga zjarri mbi 20 milionë dollarë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dëmet nga zjarri që javën e kaluar përfshiu shtetin Uellsi i Ri Jugor në Australi, i cili shkatërroi 76 objekte banimi, vlerësohet në 20 milionë dollarë.

Nga kabineti për zjarre në Uellsin e Ri Jugor theksuan se zjarri ka shkatërruar 76 objekte në mesin e të cilave edhe 32 shtëpi.

 Deri te zjarri erdhi si pasojë e temperaturave të larta rekorde në këtë rajon që gjatë fundjavës arritën deri në 45 gradë celsius.

 Nga kabineti njoftuan se deri tani është bërë vlerësim i dëmit në 52.000 hektarë truall. Sipas të dhënave, vlera e 32 shtëpive që janë shkatërruar gjatë zjarrit vlerësohet në 20 milionë dollarë, raporton AA.

Megjithatë, ende nuk është bërë vlerësim i përgjithshëm i dëmeve i cili do të jetë shumë më i madh.

Zjarri pyjor që ka përfshirë një pjesë të Australisë, paraqet rrezik më të madh për rajonin rural.

 Gjatë zjarreve që në vitin 2009 përfshinë rajonin Victoria humbën jetën 173 persona ndërsa u plagosën 414 të tjerë. Për shkak të zjarrit në 400 vende të ndryshme ajo fundjavë u quajt “E shtuna e zezë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat