Trump kërkon kthimin e Krimesë nën sovranitetin ukrainas, goditje për Rusinë

Bota

Trump kërkon kthimin e Krimesë nën sovranitetin ukrainas, goditje për Rusinë

Nga: Fitim Dika Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 00:09
Ushtria Ruse, Krime

Pavarësisht se nëpër media është aluduar se presidenti Donald Trump mund të lëshonte pe ndaj politikave agresore ruse në Europën lindore, reagimi i parë i Shtëpisë së Bardhë rreth Ukrainës kërkon rikthimin e Krimesë nën sovranitetin ukrainas, përcjell “Bota sot” lajmin e mediave ndërkombëtare.

"Presidenti Trump pret nga Rusia që të de-eskalojë situatën në Ukrainën lindore dhe t’ia jap Krimenë Ukrainës,” tha Sean Spicer gjatë ditës së martë ku në të njëjtën kohë kërkoi marrëdhënie të mira me Rusinë.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars 2014, administrata e Obamës sëbashku me shumë shtete të BE sollën vendime për sankcione ekonomike ndaj Kremlinit.

Deklarata e Trump ka sjell zemërimin e shumë mediave ruse që mendonin se administrata e re do njihte Krimenë si pjesë e Rusisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat