MYNIH – SHBA në krah të Evropës

Bota

MYNIH – SHBA në krah të Evropës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 14:37
Angela Merkel dhe Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, në mision për Donald Trump siguroi sot se vendi i tij do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Evropës, një angazhim i palëkundur për të siguruar evropianët te ç’orientuar nga drejtuesi i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Duke u shprehur ne Konferencën për Sigurinë në Mynih, kancelarja gjermane, Angela Merkel nisi fjalimin me një citim kundër egoizmit kombëtar, ndërsa perëndimorët i druhen faktit se SHBA po angazhohet në një kufizim duke mos dalë përtej vetes.

«Presidenti më kërkoi të jem këtu për të transmetuar mesazhin që SHBA mbështet në mënyrë të qartë NATO dhe se do të jemi të palëkundur në angazhimet tona kundrejt Aleancës së Atlantikut », deklaroi Mike Pence, në fjalimin e tij të parë përpara trupit diplomatiko-ushtarako botëror.

Ky fjalim pritet të kompletojë një javë përpjekjesh diplomatike amerikane për të mbështetuar Evropën. Sekretari për Mbrojtjen, Jim Mattis ka përcjellë të njëjtin mesazh për NATO, në postin e sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson në Bon gjatë një takimi të G20.

«Do të jemi gjithnjë aleati juaj më i rëndësishëm », u shpreh Mike Pence, duke ritheksuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, drejtësisë, shtetit të së drejtës të përhapura nga Perëndimi.

Ministri i Punëve të Jashtme franceze, Jean-Marc Ayrault shprehu keqardhje në Twitter pasi zëvendëspresidenti nuk pohoi asnjë citim për BE, një çështje qe ishte e pritshme pasi Donald Trump në të kaluarën ka mbështetur Brexit ku shfaqte dëshirën për një shpërbërje të Bashkimit Evropian.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula van der Leyen paralajmëroi Uashingtonin kundër çdo fjalimi që mund të çenojë kohezionin evropian. Një BE e qendrueshme është në interesin amerikan”, pohoi ajo. / ATSH-AFP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat