Pence: Trump i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në

Bota

Pence: Trump i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:59
Mike Pence dhe Donald Tusk

BRUKSEL – SHBA-ja është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin dhe partneritetin me Bashkimin Evropian, theksoi sot zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, duke folur për një angazhim të fuqishëm të presidentit amerikan Donald Trump në këtë drejtim.

Mike Pence viziton për herë të parë, në funksionet e zëvendëspresidentit, Brukselin dhe takoi presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili nga ana e tij shpreson që BE-ja të mund të besojë në mbështetjen pa keqkuptime të Uashingtonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat