Paralajmërimi i ISIS: Do të kryejmë më shumë sulme kundër të krishterëve

Bota

Paralajmërimi i ISIS: Do të kryejmë më shumë sulme kundër të krishterëve

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:24
Xhihadist i ISIS-it

Një degë e Shtetit Islamik (ISIS) në Egjipt e ka publikuar një video të re në të cilën shfaqet kamikazi që sulmoi me bombë një kishë në dhjetor të vitit që lamë pas, dhe ku ata zotohen se do të kryejnë më shumë sulme kundër pakicës së krishtere në këtë vend me shumicë myslimane.

Në videon 20-minutëshe, e cila u publikua sot, thuhet se të krishterët janë gjahu i preferuar i grupit ekstremist.

Në video po ashtu shfaqet Abu Abdullah al-Masri, i cili vrau gati 30 njerëz, shumicën gra, kur sulmoi kishën në Kajro në muajin dhjetor, duke thënë se ky sulm ishte vetëm fillimi.

Komuniteti i krishterë në Egjipt e përbën rreth 10% të popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat