Melburn, aeroplani hyn në qendrën tregtare, pesë persona të vdekur

Bota

Melburn, aeroplani hyn në qendrën tregtare, pesë persona të vdekur

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:22
Pamje nga video

Një aeroplan është rrëzuar në një qendër tregtare në afërsi të aeroportit Esedon në Melburn.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë pesë persona kanë vdekur, piloti australian dhe katër shtetas amerikan.

Aeroplani raportohet se ka pasur problem në motor, pasi menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Essendon është rrëzuar.

Në qendrën tregtare thuhet se askush nuk është lënduar, pasi në atë kohë ka qenë mbyllur. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat