Gruaja rrëfen tmerrin: U dhunova nga ISIS-i çdo ditë në prani të fëmijëve

Bota

Gruaja rrëfen tmerrin: U dhunova nga ISIS-i çdo ditë në prani të fëmijëve

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:49
Pengjet e ISIS-it

Një grua Yazidi ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar sa ishte në duart e ISIS-it,  si skllave seksi.

Nëna e tre fëmijëve tregon se si ushtarët e ISIS-it i thanë se burri i saj e kishte shpallur atë të pafe, andaj ajo duhej të martohej me një nga xhihadistët lokalë.

Ajo refuzoi dhe u tha atyre ”Më vrisni nëse doni, nuk pranoj kurrë ta bëj këtë gjë”.

Por, ushtarët e ISIS-it ia mbyllën sytë, e lidhën dhe e dhunuan.

“I njejti mashkull më dhunonte çdo ditë, për një muaj rresht dhe në prani të fëmijëve të mi”, tregon viktima Hanan.

“Vajza ime vuan nga një sëmundje mendore, andaj ajo nuk e di se çka ka parë, por djali im i madh i pa të gjitha dhe unë nuk di çka të bëj”, shtoi ajo.

Një muaj pas rrëmbimit të Hanan, babai i saj arriti ta gjente atë dhe ia dha ISIS-it 500 dollarë që ta lironin.

Hanan tregon se në janar iku me familjen e saj për në Kirkuk dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me gratë e tjera që po mbaheshin me forcë nga xhihadistët. Ajo dëgjoi vetëm për fatin e njërës nga to, e cila ishte detyruar të martohej me dhunuesin e saj.

Të gjeturat e HRW tregojnë se ushtarët e ISIS-it para se të abuzojnë me femrat, njëherë i shpallin ato si njerëz që kanë hequr dorë nga feja, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat