Britania jep mbi 200 milionë euro kundër urisë në Somali dhe Sudanin Jugor

Bota

Britania jep mbi 200 milionë euro kundër urisë në Somali dhe Sudanin Jugor

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Britania ka ndarë mbi 100 milionë euro për Sudanin Jugor dhe po aq për Somalinë, vende këto që përballen apo rrezikohen nga uria.

Paratë e ndara nga Britania janë ekstra shumave që jepen çdo vit për këto dy shtete nga Mbretëria e Bashkuar si ndihma humanitare.

UNICEF-i ka thënë të martën se rreth 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria në Sudanin Jugor, Somali por edhe në Nigeri dhe Jemen.

“Këto kriza janë pasojë e konflikteve dhe thatësisë dhe ne duhet t’i përgjigjemi si duhet”, ka thënë Sekretari për Zhvillim Ndërkombëtar, Priti Patel.

Komunikata thotë se përkrahja e re e Britanisë do ndihmojë me ushqime për rreth gjysëm milioni njerëz në Sudanin Jugor dhe deri në një milion njerëz në Somali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat