Paraqiten para gjykate gratë e akuzuara për vrasjen e vëllaut të liderit të Koresë së Veriut

Bota

Paraqiten para gjykate gratë e akuzuara për vrasjen e vëllaut të liderit të Koresë së Veriut

Më: 1 mars 2017 Në ora: 09:01
Doan Thi Huong nga Vietnami e Siti Aisyah

Dy gra të akuzuara për vrasjen e Kim Jong-nam gjysmë vëllain e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Doan Thi Huong nga Vietnami e Siti Aisyah nga Indonezia, akuzohen që i kanë hedhur një lëng vdekjeprurës në fytyrën e Jong-nam përderisa ai gjendej në aeroportin e Malajzisë më 13 shkurt.

Ata u paraqitën në gjykatë në kryeqytetin e Malajzisë, të mbrojtura nga forcat speciale të policisë, transmeton Klan Kosova.

Nëse shpallen fajtore ato mund të dënohen me vdekje.

Asnjëra nga të akuzuarat nuk kanë pranuar fajësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat