Takohen krerët e ushtrive të SHBA, Rusisë dhe Turqisë

Bota

Takohen krerët e ushtrive të SHBA, Rusisë dhe Turqisë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 13:41
SHBA, Turqi, Rusi

Krerët e forcave të armatosura të Turqisë, Rusisë dhe SHBA-ve sot u takuan në Antalia për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtatmadhorisë të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar në Antalia ka pranuar shefat e Shtatmadhorive të ushtrisë ruse dhe amerikane Valery Gerasimov dhe Joseph Dunford.

Nga Shtatëmadhoria bëjnë të ditur se udhëheqësit e ushtrive të tre vendeve kanë diskutuar rreth situatës në rajon, me theks të veçantë rreth situatës në Siri dhe Irak si dhe luftën kundër terrorizmit.

Takimi trepalësh në Antalia u mbajt dy ditë para vizitës zyrtare dy-ditore të presidentit turk Recep Tayyip Erdo?an në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat