Merkel vizitë në Uashington, paralajmëron Trumpin për ekonominë

Bota

Merkel vizitë në Uashington, paralajmëron Trumpin për ekonominë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 18:37
Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë javës që vjen do të zhvillojë vizitë zyrtare në Uashington, ku pritet ta paralajmërojë Presidentin amerikan, Donald Trump, për pasojat e mundshme të izolimit të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara dhe futjen e tarifave të veçanta të mallrave nga Bashkimi Evropian, raportojnë sot mediat gjermane.

Trump ka bërë të ditur se do ta fuqizojë ekonominë amerikane, duke pretenduar hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa ka paralajmëruar rishikimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet evropiane dhe në veçanti me Kinën.

Zyrtarë gjermanë, pas deklarimeve të Presidentin amerikan, kanë paralajmëruar orientimin e ekonomisë gjermane drejtë tregjeve të reja aziatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat