G20 tërhiqet nga lufta kundër ndryshimeve klimatike?

Bota

G20 tërhiqet nga lufta kundër ndryshimeve klimatike?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:38
Takimi i Grupit 20

Liderët e vendeve më të fuqishme financiare botërore nga projekt komunikimi i përgatitur me rastin e takimit të Grupit 20 kanë hedhur pjesën që ka të bëjë me masa financiare për parandalimin e ndryshimeve klimatike, transmeton Reuters, duke iu referuar një zyrtari të paemëruar.

“Ndryshimet klimatike tash janë përjashtuar”, ka thënë zyrtari në fjalë, i cili merr pjesë në takimin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore G20 në qytezën gjermane Baden-Baden, thekson agjencia britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat