Vdes njeriu i familjes më të fuqishme në botë

Bota

Vdes njeriu i familjes më të fuqishme në botë

Nga: Beqir Sina Më: 20 mars 2017 Në ora: 16:21
Miliarderi dhe bankieri David Rockfeller

Ish shefi ekzekutiv i bankës më të madhe në Shtetet e Bashkuara, Chase Manhattan Bank, Billioneri David Rockefeller, është deklaruar i vdekur në moshën 101 mbasi u dërgua në një spital privat në qytetin e Nju Jorkut.

Rockefeller pësoi një goditje në zemër, dhe vdiq në gjumë në shtëpinë në fshatin Pokantikos Hills, rreth 100 mile larg qytetit të New Yorkut, sot të hënën në mëngjes, si rezultat i dështimit congestive të zemrës, sipas një zëdhënësi të familjes Rockfeller, zotit Fraser P. Seitel.

Bankieri bilioner, i cili kishte një pasuri të vlerësuar prej 3 miliardë dollar amerikan, ish shefi ekzekutiv i Chase Manhattan Bank në vitin 1981, pas një karriere 35-vjeçare, doli në pension dhe fëmijët e tij manaxhuan dhe drejtuan Chase Manhattan Bank dhe bizneset e pa numërta të familjes Rockfeller në gjithë SHBA.

Në deklaratën nga Fondacioni Rockefeller u konfirmua vdekja e tij, ku 101 vjeçari David Rockefeller ,u përshkrua si "një nga figurat më me ndikim në historinë e filantropisë amerikane dhe financave, i cili mund të konsiderohet nga shumë të tjerë “Si  miliarderi i fundit më i madhi - burrë shteti ndërkombëtar i fushës së biznesit bankar". "
Rockefeller, i njohur gjithashtu si "bankieri i bankierve në të gjithë SHBA", sipas deklaratës, thuhet si filantropist me famë botrore, ka dhuruar gati 2 miliard dollar gjatë jetës së tij institucioneve të ndryshme, duke përfshirë Universitetin Rockfeller, Universiteti i Harvardit dhe muze arti.

Bamirësia Rockefeller Family tërhoqi fonde nga Exxon Mobil për një kohë të gjatë duke finacuar programet mbi ndryshimet klimatike, të mbuluara prej tij.
Davidi ishte më i ri i njeri prej gjashtë fëmijëve të lindur nga John D. Rockefeller Jr dhe nipi i Standard Oil John D. Rockefeller i cili ishte bashkë-themelues i super kompanise së vajit Standart Oil.

Rockefeller u diplomua nga Harvard në vitin 1936 dhe mori një doktoraturë në ekonomi nga Universiteti i Çikagos në vitin 1940. Emërohet president i Chase Manhattan Bank në vitin 1961, ai u bë kryetar dhe CEO tetë vjet më vonë.

Rockefeller shpesh foli për rëndësinë e kapitalizmit amerikan, i cili tha se ai "solli shumë përfitime për shumë njerëz, më shumë se çdo sistem tjetër në çdo pjesë të botës në çdo kohë në historisë së njerezimit."

"Problemi është për të parë se sistemi është i drejtuar në mënyrë efikase si dhe si me ndershmëri si ajo mund të jetë,”u citua sot të ketë thënë Billioneri David Rockefeller, i cili vdiq duke lën pas vetes njerëzve të tij një pasuri prallore.

Rockefeller u martua me Margaret McGrath në vitin 1940 dhe deri në vdekjen e saj në vitin 1996 dhe çifti kishte gjashtë fëmijë, dhe ai si rrallë ndonjë burrë amerikan nuk u martua më por jetojë me disa hysmetqare, që i sherbenin atij dhe familjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat