Arabia Saudite ndalon importimin e mishit nga katër vende të ndryshme të Brazilit

Bota

Arabia Saudite ndalon importimin e mishit nga katër vende të ndryshme të Brazilit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:28
Mishi, ilustrim

Arabia Saudite ka ndaluar importimin e mishit të pulës dhe viçit nga katër vendet e ndryshme të Brazilit, ku autoritet e  vendeve të Amerikës së Jugut janë duke e hetuar shitjen e mundshme të mishit të prishur, shkruan Bloomberg.

Autoritetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Mbretërisë ka ndaluar importimin e mishit të viçit, pulës dhe produkteve tjera të mishit që vijnë nga katër vende ku operon BRF SA, Seara Alimentos Ltda, JJZ Alimentos SA dhe Frango DM Industria e Comercio de Alimentos Ltda, shkruan agjencia e lajmeve Saudi Press.

Konsumatorët janë këshilluar që t’i shmangin produktet që vijnë nga këto katër vende. Këto katër vende që shpërndajnë mish nëpër botë, janë duke u hetuar nga autoritetet federale të Brazilit.

Arabia Saudite ka importuar 744 mijë ton të mishit të pulës nga Brazili gjatë periudhës nga shkurti i vitit 2016 deri në janar të këtij viti, duke e bërë atë blerësin e dytë më të madh pas Kinës dhe Hong Kongut.

Por gjatë të njëjtës periudhë ata kanë importuar edhe afro 28.676 ton mish të viçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat