Putin pret shefen e ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen

Bota

Putin pret shefen e ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:25
Marine Le Pen dhe Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin priti sot në Kremlin shefen e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, sipas imazheve të publikuara nga televizioni rus.

Presidenti rus garantoi se Rusia nuk do të ndërhyjë në zgjedhje sipas citimeve të bëra nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ne nuk duam në asnjë rast të kemi influencë në ngjarjet që do të vijnë, por ne ruajmë të drejtën që të komunikojmë me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit, sikurse bëjnë partnerët tanë evropianë apo SHBA-ja”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze parashikohet më 23 prill, me një të dytë që do të mbahet më 7 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat