Ushtria amerikane e vret liderin e al Qaeda

Bota

Ushtria amerikane e vret liderin e al Qaeda

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:59
ilustrim

Pentagoni ka njoftuar mbrëmë se një është vrarë një militant i al Qaeda në një sulm ajror amerikan gjatë kësaj jave, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë dhe akuzohej për përfshirje në një sulm vdekjeprurës ndaj një autobusi të ekipit të kriketit të Sri Lankës në vitin 2009.

Sulmi ajror u krye më 19 mars në provincën Paktika dhe vrau Qari Yasin, liderin shumë të njohur terrorist të al Qaeda, i cili kishte lidhje me Tehreek-e-Taliban, ka thënë Pentagoni në një komunikatë.

“Vdekja e Qari Yasin është dëshmi se terroristët të cilët e diskreditojnë islamin dhe me qëllim i sulmojnë njerëzit e pafajshëm nuk do t’i ikin drejtësisë,” ka thënë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat