Kremlini shpërfill thirrjet e SHBA-së e BE-së për lirimin e protestuesve

Bota

Kremlini shpërfill thirrjet e SHBA-së e BE-së për lirimin e protestuesve

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:58
Shën Petersburg, 26 mars 2017.

Kremlini i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës, të arrestuar gjatë protestave të dielën.

Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato.

Policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë edhe liderin opozitar, Alexei Navalny, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev.

Navalny u akuzua sot për organizim të tubimeve të paautorizuara që kanë çuar në shkelje të rendit publik. Sipas mediave ruse, ai mund të përballet me 15 ditë burgim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat