Kinë, reagime pas vrasjes së një kinezi në Paris

Bota

Kinë, reagime pas vrasjes së një kinezi në Paris

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:57
Ministria e jashtme e Kinës

Kina po i bën thirrje Francës t’i mbrojë qytetarët e saj në Paris, pasi vrasja e një kinezi, baba i katër fëmijëve, shkaktoi protesta të dhunshme.

Ministria e jashtme e Kinës tha se ka bërë ankesë zyrtare lidhur me ngjarjet dhe i bëri thirrje Francës “të garantojë sigurinë, të drejtat ligjore dhe interesat e shtetasve kinezë në Francë”. Ajo tha se qytetari kinez ishte vrarë nga një polic.

Por authoritetet franceze thanë se polici e kishte vrarë shtetasin kinez ngaqë sipas tyre, viktima kishte plagosur një oficer me thikë.

Authoritetet thanë se të hënën u arrestuan 35 persona, pasi demonstrues aziatikë ishin mbledhur dje jashtë një stacioni policie në Parisin verilindor. Protesta u zhvillua e dhunshme, protestuesit hodhën predha dhe u vunë zjarrin makinave gjatë përleshjeve me policinë, që vazhduan për disa orë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat