Vatikani: Trump të rishikojë qëndrimin për ndryshimet klimatike

Bota

Vatikani: Trump të rishikojë qëndrimin për ndryshimet klimatike

Më: 30 mars 2017 Në ora: 23:29
Donald Trump

Selia e Shenjtë ka kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që të rishqyrtojë qëndrimin rreth ndryshimeve klimatike.

Vatikani pohon se SHBA-të po rrezikojnë që Kina të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen e mjedisit.

Kardinali Piter Turkson deklaroi se urdhri i Trump për heqjen e rregullores së ish-presidentit Barack Obama për ndryshime klimatike dhe politika aktuale e migracionit të SHBA-ve paraqesin sfidë të madhe për Vatikanin.

“Do të dëgjojmë edhe mendimet e politikanëve tjerë, gjë e cila shpresojmë se do të bëjë që Trump të rishikojë disa nga vendimet e veta”, ka thënë Turkson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat