Arrestohet në Miami, Reza Zarrab, pas arrestimit të zv. CEO i HalkaBank në New York, Mehmet Hakan Atila

Bota

Arrestohet në Miami, Reza Zarrab, pas arrestimit të zv. CEO i HalkaBank në New York, Mehmet Hakan Atila

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 prill 2017 Në ora: 21:32
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Pasuria masive personale dhe familjare e Presidentit Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka rritur pasurinë e tij familjare, në miliarda dollarë, prej dy dekadave të fundit, që kur ai u bë kryetari i Stambollit, qytetit më i madh në vend, dhe më pas Kryeministër, tani President, është dinamika më e rëndësishëme, duke e bërë atë lojtarin kyç në Ballkan në mesin e politikanëve në Tiranë, Shkup, dhe Prishtinë, përfshirë këtu Kryministrin e Shqipërisë Edi rama dhe ish Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Guevskin.

Presidenti i Turqisë, thuhet se sot ai  kontrollon rreth 120 miliardë dollarë në skemat e mëdha në vende të ndryshme, nën kompanitë e familjes së tij, përfshirë dhëndrrin e tij Berat Albayjak, me investimet në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, të cilat thuhet se kanë ndikim edhe në disa parti në keto vende ne zgjedhjet që mbahen atje .

Në Shqipëri, publikisht opozita dhe disa media e kan akuzuar vazhdimisht qeverinë Rama, gjatë këtyre tre viteve të fundit, për një vazhdimësi korrupsioni qeveritar, lidhur kjo në raport me bizneset në Shqipëri nga Turqia, te cilat vijne nga Bankat turke dhe filjalet e tyre.

Kryeministrit Rama, dihet se eshte i lidhur ngushtë me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, atij i është kërkuar që ai të përgjigjet para shqiptarëve, për të bërë transparencë lidhur me rastet, ku ai akuzohet për lidhjet e tij, të fshehta, me firmat dhe bankat turke, që investojnë në Shqiperi.

 Të cilat, dihet se janë të përzgjedhurat nga vetë qeveria Rama, për koncesionine, nga frima këto ose sipërmarrës që janë edhe në listën e zezë nga autoritetet e zbatimit të ligjit në SHBA, e ato ndërkombëtare për shkak të veprimtarisë së tyre në Shqipëri ose të lidhura me Tiranën, nëpërmjet Turqisë dhe Iranit dhe vendeve Islamike.

Njeri prej të dyshuarve për këto lidhje, simbas rrejeteve sociale, flitet se është takuar fshehtas në Boston, në 16 Tetor 2014, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej Kryeministrit Edi Rama, kur ai erdhi për të ligjëruar në universitetin e Harvardit, dhe emri i tij përflitet të jetë Reza Zarraba. 

Zoti Zarraba, ka thënë pas një takimi se vetë  Kryeministri Rama, e ka prezantuar atë para miqve të tij, në SHBA, si këshilltar të tij jashtëm, për financë dhe çështjet bankare.

Mirëpo, akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, me lidhjet, me një biznesmen të fuqishëm nga SHBA, me kompani nga Turqia, të cilat janë të lidhura me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, djalin dhe dhëndrrin e Preidentit Erdogan, si pjesë e përpjekjeve të tyre, për të bërë biznese të mëdha në Tiranë, Prishtinë  dhe Shkup, ku përfshihen aeroporti i Prishtinës, ai i Shkupit, dhe dhjetra bizneset e tyre në Shqipëri, janë bër disa her publike por asnjëher ato nuk janë sqaruar nga gazetarët në Shqipëri.

Opozita dhe gazetarë nga Shqipëria, Maqedonia, dhe Kosova, megjithëse, kanë hedhur akuza vazhdimisht në emër të djalit dhe dhëndrrit të Presidentit të Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan, mbi takimet dhe lidhjet e tyre, dhe të zyrtarve të lart nga Turqia, duke shtrirë dukeshëm dhe ndikimin e Turqisë, me bizineset e tyre, që thuhet se kapin shifrat miliarda dollarë, nuk kan pasur transparencë, asnjher.

Ndoshta, tash ka per te ndikuar ky arrestimi i Zarrab, 33 vjeçar, i cili ka lindur në Iran dhe u zhvendos në Turqi, si një i mitur, dhe ka shtetësi të dyfishtë, njeri i cili pritet të shtojë dyshimet e tij me lidhjet që ka ai me Zv. CEO i HalkaBank në New York, Mehmet Hakan Atila, i cili u arrestuar në mars të vitit 2016, në një udhëtim në Miami, dhe u sollë këtu në Nju Jork, për të përballur me akuzat , dhe lidhjet e tyre me njeri tjetrin dhe Presidentin e Turqisë.

Prokurorët, thuhet se janë duke argumentuar kundër kushtet, se z Zarrab, kishte përdorur pasurinë e tij të konsiderueshme dhe ndikimin që të dalë nga një burg në Turqi, pasi ai u arrestua atje në vitin 2013, si pjesë e një hetimi korrupsioni biznesmesësh me lidhje të ngushta me Preisdentin Erdogan, qysh kur ai ishte kryeministër i Turqisë, dhe djalin e dhëndrrin e Edoganit, Berat Albayrak.

Reza Zarrab, tani thuhet se është akuzuar për përpjekjet e tij, me ndërhyrjet nga Erdogan, për të lehtësuar miliona dollarë në transaksione të paligjshme në emër të Iranit dhe subjekteve të tjera të sanksionuara përmes përdorimit të kompanive të parave dhe dokumentacionit të falsifikuar ne SHBA. 

Prokurorët amerikanë, gjithashtu kanë thënë se “Z. Zarraba në emër të tjetërve( personit që fshihet pas tij dhe është i gjithë pushteshëm), se ka mashtruar institucionet të shumta financiare së SHBA, në transaksionet e mbyllura të përpunimit të parave" 

Z. Zarrab, ka qenë gjithashtu i akuzuar rreth komploteve të kryejes në pastrimin e parave dhe mashtrimit bankar në SHBA, nëpërmjet Hlakbank.

Burime jo zyrtare, në medien sociale nga New Yorku, thonë se arrestimi i Halkbank Deputy CEO Mehmet Hakan Atilla  në aeroportin ndërkombëtar JFK në NYC, i akuzuar në conspiracion me Reza Zarrab, për llogari të drejtësisë amerikane, ka lidhje direkte edhe me filjalin e HalkBank  në Shkup, me ish Kryemnistrin Gruevski.

Mbasi, Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ka dhënë, në vitin 2015, një hua 15 milionë euro për të Halkbank SHA Shkup, për të mbështetur sektorin privatë të Maqedonisë, dhe zhvillimin mikro dhe ndërmarrjet e vogla (NVM-ve), të cilat kontrolloheshin nga vet Kryeministri Nikola Gruevski dhe familja e tij në Shkup.

Vetë, z. Erdogan, e ka mbrojtur arrestimin Deputy CEO të Halibank, zotin Mehmet Hakan Atilla në aeroportin ndërkombëtar JFK në NYC, i akuzuar në conspiracion me Reza Zarrab, dhe ka kritikuar publikisht ndjekjen penale të tij, në Shtetet e Bashkuara. 

Sipas disa raporteve të lajmeve turke, zoti Erdogan, tha në vjeshtën e kaluar se ai e kishte ngritur çështjen, në takimin e fundit në Ankara me ish- Zëvendëspresidentin Joseph R. Biden, Jr. gjatë bisedimeve në atje.

Zarrab, një biznesmen dhe tregtar ari i cili zotëron jahte, avionë privatë me një shumë 72 milionë dollarë me vila në brigjet e Bosforit, ishte në qendër të një skandali të pastrimit të parave në Turqi në vitin 2013, dhe u arrestua nga autoritetet amerikane më 19 mars 2017, me një urdhër arresti nga një gjykatë federale në Miami Florida.

Një dual-qytetar i Turqisë dhe Iranit, Zarrab, tani thuhet se ai akuzohet për kryerjen e qindra milionë dollarë-vlerë të mashtrimit të bankave, pastrimit të parave dhe evazionit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit duke fshehur transaksionet e paligjshme që përfshin gati pesë vjet, nga 2010 deri në 2015.

Sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, akuzat kundrejt qytetarit turko-iranian 33 vjeçarit Reza Zarrab, do të shtrihet në të gjithë bizneset, disa qeveritë, disa partitë politike, autoritetet e zbatimit të ligjit, media, dhe krimit të organizuar, edhe në Ballkan. 

Zarrab mendohet se është vetëm një anëtar i një klani i cili  tashmë është arrestuar në SHBA.

Ai dhe bashkë-komplotistët e përdorur, janë një rrjet ndërkombëtar të kompanive të vendosura në Iran, Turqi dhe vende të tjera, për të fshehur pasuritë e tyre në banka, dhe bërë larjen e parave të pista, thuhet nga OFAC  - Zyra e Kontrollit të Pasurive të Jashtme, duke shtuar se transaksionet që ishin në emër të tij, janë për të mirën e subjekteve iraniane, disa qeverive, disa partive politike, media, dhe organizatat e krimit të organizuar në Evropë dhe Ballkan.

Ai dhe "miku" i tij Akan, ne se gjenden fajtorë , do të përballen tani simbas ligjeve amerikane me deri në 75 vjet burg secili prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat