SHBA ndalon financimin e fondit të KB-ve për shkak të abortimit

Bota

SHBA ndalon financimin e fondit të KB-ve për shkak të abortimit

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:00
ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërprerë financimin e fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsi (UNFPA), pasi siç thuhet, i ka ofruar mbështetje programeve të kontrollit të popullsisë në Kinë, i cili nënkupton edhe abortimin e dhunshëm.

Në letrën dërguar kryetarit të Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan Bob Korker, Departamenti i Shtetit thekson se ndalon financimin e agjencisë, e cila është e fokusuar në planifikimin e familjes, si dhe shëndetin e nënave dhe fëmijëve në më shumë se 150 vende, pasi që mbështet ose merr pjesë në programet e sterilizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat