Identifikohet autori i sulmit në metronë e Shën-Petërburgut, një kamikaz kirgiz

Bota

Identifikohet autori i sulmit në metronë e Shën-Petërburgut, një kamikaz kirgiz

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:41
Akbarjon Djalilov

Një kamikaz me origjinë nga Kirgizia është autor i atentatit, që shkaktoi 11 të vdekur dhe 45 të plagosur, njoftuan të martën shërbimet e sigurisë së kësaj ish-republike sovietike të Azisë Qendrore.

“Kamikazi në metronë e Shën-Petërburgut ishte një shtetas kirgiz, Akbarjon Djalilov, lindur në vitin 1995”, deklaroi zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë kirgize, Rakhat Saoulaimanov.

“Është e mundur që ai të ketë marrë kombësinë ruse”, shtoi burimi.

Sipas shërbimeve të sigurisë ruse (FSB), një shpërthim ndodhi në orën 14:40 (11:40 GMT) në një linjë shumë të frekuentuar, që kalonte në qendër të Shën-Petërburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat