SHBA: Koreja Veriore ka shkrepur raketën me rreze veprimi të gjatë

Bota

SHBA: Koreja Veriore ka shkrepur raketën me rreze veprimi të gjatë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Një zyrtar i paemëruar amerikan ka deklaruar të mërkurën se Koreja Veriore ka kryer një provë të pasuksesshme të raketës me rreze të gjatë veprimit.

“SCUD ER me rreze të gjatë veprimi ka fluturuar rreth 60 kilometra para se të rrëzohej në Detin e Japonisë”, ka thënë për AFP një zyrtar amerikan, i cili nuk ka dashur të emërohej.

Veprimi i Koresë Veriore vjen vetëm pak ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan shtetin komunist, duke thënë se të gjitha opsionet janë të hapura mbi tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat