Kanadaja mbështet SHBA-të: Krimet e regjimit sirian nuk mund të injorohen

Bota

Kanadaja mbështet SHBA-të: Krimet e regjimit sirian nuk mund të injorohen

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:13
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka mbështetur plotësisht sulmet ajrore të administratës Trump në Siri.

Përmes një deklarate Turdeau ka thënë që krimet e kryera nga regjimi i Sirisë nuk mund të injorohen, shkruan BBC.

“Kanadaja e mbështet plotësisht veprimin e fokusuar dhe të limituar të SHBA-ve, që ka për qëllim dobësimin e mundësive të regjimit të Assad, për përdorimin e armeve kimike ndaj civilëve, këtu duke përfshirë edhe shumë fëmijë. Përdorimi i armëve kimike nga presidenti Assad dhe krimet e kryera nga regjimi sirian ndaj popullit të vet nuk mund të injorohen” ka thënë Justin Trudeau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat