Seancë urgjente e KS të OKB-së për Sirinë

Bota

Seancë urgjente e KS të OKB-së për Sirinë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 16:38
Seancë e mëhershme e KS të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të premten pasdite, për të diskutuar lidhur me sulmet amerikane në bazën ajrore të Sirisë, njoftuan diplomatë të SHBA-ve.

Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente, duke dënuar ashpër aksionin ushtarak amerikan “si agresion kundër një shteti sovran”, transmeton AFP.

Ndryshe, SHBA kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat