Trump-it i prezantohet ideja e vrasjes së diktatorit korean, si zgjidhje ndaj kërcënimeve nukelare

Bota

Trump-it i prezantohet ideja e vrasjes së diktatorit korean, si zgjidhje ndaj kërcënimeve nukelare

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2017 Në ora: 11:26
Diktatori korean Kim Jong-un

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump se mundësitë e tij për t'u marrë me kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut përfshijnë vrasjen e diktatorit të saj, Kim Jong-un, dhe vendosjen e programit nuklear të SHBA-ve në Korenë e Jugut, thotë një raport i ri.

NBC, duke cituar të lartë zyrtarë ushtarakë dhe të zbulimit amerikan, tha se dy skenarë janë zhvilluar para takimeve të Trump këtë javë me presidentin kinez Xi Jinping, përcjell Bota sot.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë se udhëheqësit kinezë duan të bindin aleatin e tyre - nëpërmjet sanksioneve apo diplomacisë.

Nëse shteti mashtrues vazhdon në rrugën e tij aktuale, mundësitë janë shumë të forta që ideja e Këshillit të vihet në fuqi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat