Policia përdor forcën për të shpërndarë protestat opozitare

Bota

Policia përdor forcën për të shpërndarë protestat opozitare

Më: 8 prill 2017 Në ora: 21:26
Venezuelë

Forcat policore në Venezuelë kanë përdorur sot gaz lotsjellës dhe automjete të blinduara, për të shpërndarë demonstruesit në rrugët e Karakasit, të cilët po protestonin kundër presidentit, Nicolas Maduro.

Demonstratat filluan një ditë pasi qeveria ndaloi liderin e opozitës Henrique Capriles, për t'u përfshirë në politikë pas 15 viteve.

Gjykata e Lartë javën e kaluar vendosi për të marrë kontrollin e Kongresit të opozitës, ku edhe Avokati i popullit e mbrojti vendimin e  Gjykatës së Lartë, të cilin opozita po e quan avokati i qeverisë.

Protesta të dhunshme ka pasur edhe të enjten, derisa protestuesit e opozitës u përleshën me forcat policore, derisa një grup i të rinjve të maskuar hodhën koktej molotovi kundër forcave policore, derisa ato iu kundërpërgjigjën me mjete të blinduara dhe gaz lotsjellës.

Opozita thotë se janë një numër i madh çështjesh për të cilat protestojnë, si kundërshtimi i tyre ndaj presidentit të vendit, gjendja e rëndë ekonomike, pakënaqësia kundër regjimit qeveritar, kundër drejtësisë së kontrolluar nga shteti dhe shumë çështje terja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat