MPJ e Rusisë: Marrëdhëniet Rusi-SHBA po kalojnë periudhën më të rëndë

Bota

MPJ e Rusisë: Marrëdhëniet Rusi-SHBA po kalojnë periudhën më të rëndë

Më: 11 prill 2017 Në ora: 13:10
ilustrim

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve po kalojnë në periudhën më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

“Gjatë bisedimeve të ardhshme me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Moskë, së pari do të donim të dinim se sa janë SHBA-të të vetëdijshme për nevojën për stabilizim dhe normalizimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në komunikatë, transmeton TASS.

MPJ e Rusisë njoftoi sot se shpreson që bisedimet me Tillerson në Moskë të jenë produktive, por shtoi se janë jashtëzakonisht të brengosur për shkak të qëndrimit të Uashingtonit për Korenë Veriore.

Tillerson nesër pritet të bisedojë me homologun e tij rus Sergej Lavrov, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat