Trump dhe May: Ekziston mundësia që Moska të mos mbështesë Asadin

Bota

Trump dhe May: Ekziston mundësia që Moska të mos mbështesë Asadin

Më: 11 prill 2017 Në ora: 14:33
Theresa May dhe Donald Trump

Ekziston një mundësi për të bindur Moskën që t’i japë fund mbështetjes së saj ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad, vlerësuan të hënën në një bisedë telefonike kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti amerikan Donald Trump.

“Kryeministrja dhe presidenti arritën në përfundimin se ekziston një mundësi për të nxitur Rusinë se aleanca e saj me Asadin nuk është më në interesin e saj strategjik”, deklaroi një zëdhënës i May, transmeton AFP.

Kjo bisedë u zhvillua pas sulmit kimik të dyshuar të regjimit të Damaskut në rajonin e Khan Cheikhoun, ku u vranë 87 person në popullsinë civile dhe ndaj të cilës SHBA-ja iu përgjigj duke goditur gjatë mbrëmjes të së enjtes me predha “tomahawk” bazën ajrore të Al-Chaayrate, në provincën qendrore të Homs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat