Njësia elitare e ushtrisë amerikane po thur një plan të veçantë për neutralizimin e Kim Jong-un

Bota

Njësia elitare e ushtrisë amerikane po thur një plan të veçantë për neutralizimin e Kim Jong-un

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:23
Njësia speciale e ushtrisë amerikane, e njohur si “Seal Team 6”

Njësia speciale e ushtrisë amerikane që kishin marrë pjesë në operacionin për vrasjen e terroristit të shumëkërkuar Osama Bin Laden, pritet të jenë pjesë e një ushtrimi që simulon rrëzimin nga pushtetit të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ekipi i specializuar për ndërhyrje të shpejtë ndryshe i njohur si “Seal Team 6”, do të udhëheqin ushtrimin që do të zhvillohet në Korenë Jugore.

Kjo njësi ushtarake kishte kryer operacionin për vrasjen e liderit të organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama Bin Laden në Pakistan në maj të vitit 2011.

Image
Osama Bin Laden

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, pritet të mbërrij sot në Korenë Jugore, ku do të zbarkon njësia elitare “Seal Team 6” e specializuar për operacione anti-terrorizëm.

Mbërritja e anijes ushtarake vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar testet raketore të Koresë së Veriut, u shpreh se “Peniani po i kërkon vetë telashet”.

Image
Kim Young-un

Ai gjithashtu deklaroi se, Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë problemin nëse Kina, nuk do të ndihmojë.

Lëvizjet e fundit të Amerikës janë pjesë e një plani për rritjen e pranisë së saj në gadishullin korean, që thuhet se ka si synim një plan për neutralizimin e kapaciteteve të Kim-Jong un.

Image
Ushtria amerikane
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat