Tillerson: Marrëdhëniet me Rusinë në një "pikë kritike"

Bota

Tillerson: Marrëdhëniet me Rusinë në një "pikë kritike"

Më: 13 prill 2017 Në ora: 09:28
Ministri i Jashtëm i SHBA-së Rex Tillerson dhe homologu i tij Sergej Lavrov

Siria, Koreja e Veriut, Ukraina: pas takimit në Moskë ministri i Jashtëm i SHBA-së Rex Tillerson dhe homologu i tij Sergej Lavrov sinjalizuan gatishmëri për dialog. Megjithatë mosmarrëveshjet janë të mëdha.

Pas një bisede dyorëshe bilanci rezulton i vakur: ka "pak besim" mes SHBA-së dhe Rusisë, tha Tillerson në një konferencë shtypi pas takimit. Sipas tij  marrëdhëniet ndodhen në një "pikë kritike". Tani është e rëndësishme, që të stabilizohen raportet. "Dy fuqitë e mëdha atomike nuk mund të kenë marrëdhënie të tilla", vuri në dukje kreu i diplomacisë së SHBA-së.

Pavarësisht shumë mosmarrëveshjeve lidhur me temat qendrore ka pozione të përbashkëta."Ne besojmë të dy në një Siri të paqtë dhe të bashkuar", theksoi ministri i Jashtëm i SHBA-së. Edhe sa i përket kërkesës për një ëarmatim atomik në Korenë e Veriut të dy vendet janë të një mendimi. Lavrov nga ana e tij theksoi, se Rusia "pavarësisht problemeve është e hapur për dialog" me SHBA-në. Të dyja palët e kanë theksuar "qëllimin e përbashkët", "që të luftojnë pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar".

Aspak unanimitet lidhur me qendrimin ndaj Assad

Lavrov vuri në dukje gjithashtu gatishmërinë e presidentit Vladimir Putin, për rifillimin e bashkëpunimit me SHBA-në në hapësirën ajrore siriane. Pas sulmit të SHBA-së ndaj një baze të aviacionit ushtarak sirian të pemten (07.04), Rusia e pezulloi marrëveshjen, sipas së cilës të dyja vendet duhet të informojnë reciprokisht njeri-tjetrin për lëvizjet e tyre ajrore.

Ministrat e jashtëm nuk ishin dakord as lidhur me qendrimin ndaj presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. Ndërsa Tillerson iu përmbajt pozicionit të tij, që sulmi i supozuar me gaz toksik ndaj qytetit sirian Chan Scheichun është planifikuar, urdhëruar dhe ekzekutuar prej "qeverisë siriane", homologu i tij rus kërkoi një "hetim të pavarur" të sulmit.  Tillerson tha se në të kaluarën qeveria siriane i ka përdorur "më shumë se 50 herë" armët kimike.

"Mendimi ynë është i qartë, që duhet t'i jepet fund sundimit të familjes Assad", theksoi Tillerson. Rusia si një aleate e ngushtë e Sirisë ka një rol të veëantë, që t'ia bëjë të qartë këtë familjes Assad, tha ministri  i Jashtëm i SHBA-së. Por ai nuk e përcaktoi se në ë'moment të një zgjidhjeje politike duhet të bëhet kjo lamtumirë nga pushteti. Qendrimi i Assadit në krye të shtetit nuk pranohet as në Siri dhe as në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat