Lavrov dhe Vang Ji diskutojnë për Gadishullin e Koresë

Bota

Lavrov dhe Vang Ji diskutojnë për Gadishullin e Koresë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 18:08
Vang Ji

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov dhe homologu i tij kinez Vang Ji diskutuan të premten në telefon për situatën në Gadishullin e Koresë dhe situatën në Siri.

“Të dy zyrtarët biseduan për problemet më të mëdha aktuale ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën aktuale në Siri dhe në Gadishullin e Koresë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat