Erdogan nuk ndalet pas fitores. Deklarata që bëri për kthimin e dënimit me vdekje

Bota

Erdogan nuk ndalet pas fitores. Deklarata që bëri për kthimin e dënimit me vdekje

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:33
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se nuk ka dëshirë të humbasë kohë pas ndryshimeve kushtetetuese që i lejojnë një pushtet gati absolut në Turqi.

Menjëherë pas shpalljes së fitores, edhe pse pa dalë ende rezultatet zyrtare të referendumit, por që në numerimin e 99, 99% të votave rezulton të ketë fituar ngushtë, duket se Erdogan do të diskutojë çështjen e rivendosjes së dënimit me vdekje.

Sipas “The Guardian”, për këtë çështje Erdogan do niste diskutimet me kryeministrin dhe liderin e një partie nacionaliste opozitare.

Presidenti shtoi se ishte gati të thërriste edhe një referendum mbi këtë çështje nëse është e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat