Afganistani kërkon ndihmë ushtarake nga Rusia

Bota

Afganistani kërkon ndihmë ushtarake nga Rusia

Më: 16 prill 2017 Në ora: 23:52
Ilustrim

Afganistani kërkoi ndihmë nga Rusia si trajnim, rezerva dhe shërbime për armatën dhe policinë, kumtuan autoritetet në Kabul.

"Kemi biseduar për këtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe kemi kërkuar që të shqyrtojnë ndihmë të mundshme zyrtare për Afganistanin, si dhe për rezerva materiale dhe trajnimin për forcat e armatosura dhe policinë", deklaroi shefi i Sektorit për politikë dhe planifikim strategjik në MPJ në Afganistan, Muhamed Ashraf Hajdari.

Diplomati veçanërisht ka theksuar për remontin e helikopterëve rusë të cilët janë për shërbim në armatën në Afganistan. Hajdari ka shtuar se bashkëpunimi ushtarko-teknik i Afganistanit dhe Rusisë është goditur prej sanksioneve të Perëndimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat