Japonia e paralajmëron Korenë Veriore që të mos bëjë më shumë provokime

Bota

Japonia e paralajmëron Korenë Veriore që të mos bëjë më shumë provokime

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:29
Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga marrja e veprimeve të tjera provokuese dhe t’iu bindet rezolutave të OKB-së, si dhe ta braktisë zhvillimin e raketave bërthamore.

Tensionet në gadishullin korean janë shkallëzuar pas testimeve të fundit të raketave nga Veriu dhe paralajmërimeve të SHBA-së.

Abe tha sot në Parlamentin e Japonisë se do të diskutojë rreth Koresë Veriore me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në fund të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat