Ministri i Kimit kërcënon me "Luftë Totale", dy anije tjera amerikane u afrohen brigjeve të gadishullit korean

Bota

Ministri i Kimit kërcënon me "Luftë Totale", dy anije tjera amerikane u afrohen brigjeve të gadishullit korean

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 prill 2017 Në ora: 11:13
Han Song-ryol

Korea e Veriut provokon botën me teste të reja raketore, ndërsa një test tjetër atomik pritet të ndodhë së shpejti. Si do reagojë SHBA? Sulmi ndaj Sirisë tregon se presidenti Donald Trump është i gatshëm të reagojë ushtarakisht. Ama, vlen kjo edhe për Korenë Veriore? Retorika mes palëve ashpërsohet dita-ditës, shkruan Bild.

Zv.ministri i jashtëm i Koresë Veriore ka kërcënuar me “luftë totale”: “Ne do kryejmë teste tjera raketore - çdo javë, muaj dhe vit,” tha Han Song-ryol në intervistën për BBC - përkundër gjithë paralajmërimeve nga SHBA. Nëse atëherë reagon ushtarakisht SHBA, do kishte një “luftë totale”.

Sipas Koresë Jugore, shteti i saj fqinj ka sëpaku dhjetë, mbase 20 bomba atomike. OKB ka miratuar shumë rezoluta për ta izoluar edhe më tepër vendin stalinist, me dëshirë për të zmbrapsur nga dëshirat atomike.

Image
Diktatori i Koresë së Veriut Kim të shtunën në festimin e ditëlindjes së 105-të të gjyshit të tij të vdekur, diktatori Kim Il-sung

Ambasadori i Koresë Veriore në OKB, Kim In-ryong akuzon SHBA se manovrat e saj ushtarake pranë brigjeve të saj mund të shpërthejë në “çdo moment” me luftë. “Do jemi të gatshëm të reagojmë në çdo metodë kundër SHBA.”

Të dielën vendi komunist kreu një test tjetër raketor, por ajo shpërtheu pak pas lansimit. Gjithashtu Kina, Japonia dhe Rusia kritikuan testin.

SHBA dërgojnë aeroplanmbajtëse tjera

Korea Jugore shton se SHBA ka dërguar anije tjera luftarake në rajon.

Aeroplanmbajtësja „USS Carl Vinson“ do ankorohet në 25 prill në brigjet e Koresë Jugore. Ndërsa edhe dy anije luftarake do ndodhen pranë brigjeve të gadishullit korean: „CVN-76 Ronald Reagan“ (momentalisht e ndodhur në Yokosuka, Japoni) dhe „CVN-68 Nimitz“, shkruajnë mediat koreanojugore.

Kjo shihet si demonstrim i forcës karshi Koresë Veriore.

Image
Një përshëndetje në ditën tradicionale të Pashkëve me familjen presidenciale në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump u pyet në Shtëpinë e Bardhë, nëse kishte marrë informacion për Kim Jongun, ku u përgjigj shkurt: “Thjesht po marrim”.

Pak më parë zv.presidenti amerikan Mike Pence gjatë vizitës në Korenë Jugore tha se “durimi gjeostrategjik” me Korenë Veriore po merr fund. SHBA do ndërhyje për shkatërrimin e armëve atomike ose konvencionale me përgjigje efektive.

Korea e Veriut do ishte mirë që të mos testonte durimin e presidentit Trump.

Këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane H.R. McMaster (54) në një intervistë për rrjetin amerikan „ABC“ do shprehej: „Do bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin me metoda paqësore.” Ai shpreson në ndihmën kineze.

Për Kim Jongun ai McMaster do vijonte: „Këtu kemi njërin që ka treguar brutalitetin e tij duke vrarë vëllain e vetë dhe pjesëtarët tjerë të familjes , si dhe duke ndaluar udhëtimin e banorëve të shtetit të tij pa arsye tjera përveç atyre politike.”

SHBA shpreson që Kina do rrit presionet kundër Koresë Veriore./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat