Japonia mund të dërgojë ushtarë në Korenë Jugore

Bota

Japonia mund të dërgojë ushtarë në Korenë Jugore

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:25
Ilustrim

Japonia do të përgatitet që të dërgojë ushtarë në Gadishullin Korean për të mbrojtur shtetasit e tij në rast të një krize që kërkon një evakuim, deklaroi të martën ministrja japoneze e Mbrojtjes, Tomomi Inada.

“Nëse shfaqet në gadishullin korean një situatë që kërkon që shtetasit japonezë dhe të tjerë të evakuohen dhe nëse kjo nuk mund të realizohet nga mjetet që kanë në dispozicion, Tokio do të përgatitet të dërgojë forcat ushtarake”, deklaroi ajo para Parlamentit.

Këto deklarata vijnë në një çast që Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të zhvillojë teste me raketa çdo javë dhe ku ekziston frika që regjimi komunist të vazhdojë me një test të gjashtë bërthamor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat