Ky shtet i fuqishëm do t’i bashkohet Trump-it për ta bombarduar Sirinë, që t’ia 'pres kokën përbindëshit Assad'

Bota

Ky shtet i fuqishëm do t’i bashkohet Trump-it për ta bombarduar Sirinë, që t’ia 'pres kokën përbindëshit Assad'

Nga: G.B Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:09
Presidenti sirian Bashar al Assad

Britania e Madhe mund të bashkohet me presidentin amerikan Donald Trump në sulmet ajrore mbi Sirinë, sipas Sekretarit të Jashtëm Boris Johnson.

SHBA ka gjuajtur 59 raketa Tomahawk në Siri pasi diktatori brutal Bashar al-Assad ka përdorur gaz vdekjeprurës sarin për të sulmuar popullin e tij.

Aleatët e Sirisë, përfshirë Rusinë dhe Korenë e Veriut, kanë kërcënuar Donald Trump-in me hakmarrje nëse ai do të nis sulme të mëtejshme mbi Sirinë.

Por Britania e Madhe është e gatshme për të mbështetur miliarderin, nëse ai kërkon ndihmë, shkruan Dailystar, përcjell Bota sot.

Image
Boris Johnson

Johnson ka deklaruar se do të jetë e vështirë që Britania ta refuzojë SHBA-në, nëse ajo kërkon ndihmë për Sirinë.

"Ne nuk jemi pyetur për mbështetje të veçantë, por është besimi im që, po të jetë një kërkesë e arsyeshme në ndjekje të objektivave të ngjashme, atëherë unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për Mbretërinë e Bashkuar për të thënë jo”, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar ka ende për t’iu bashkuar Donald Trumpit në Siri, por i ka mbështetur veprimet e tij në nisjen e sulmeve kundër "përbindëshit" Assad, përcjell Bota sot.

Boris ka shtuar: Përgjigja deterministe e Amerikës mund të krijojë mundësi për të thyer bllokimin dhe të hapë rrugën për një zgjidhje politike të tragjedisë së Sirisë.

"Por të ndodhë vetëm nëse Rusia është e gatshme për të sjellë Assad-in në tryezën e bisedimeve dhe të fillojnë një tranzicion i një qeverie të re që do të ketë mundësinë e vetme për paqe në Siri."

Prandaj, edhe Theresa May ka dënuar veprimet e armiqve të tij të betuar në Korenë e Veriut dhe regjimit të tyre ushtarak./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat