Zbulohet sekreti i tmerrshëm i diktatorit korean, ja imazhet satelitore

Bota

Zbulohet sekreti i tmerrshëm i diktatorit korean, ja imazhet satelitore

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:54
Diktatori korean, Kim Jong-un

Ekspertët kanë thënë se imazhet e marra mbi zonat rurale në Korenë e Veriut tregojnë rrjetin e objekteve sekrete ushtarake, duke përfshirë një numër të bazave të testimit nëntokësor të diktatorit Kim.

James Hoare, i cili ka punuar në Ambasadën Britanike në Penian, ka thënë se fotot zbulojnë rrjetin e impianteve të nëndheshme bërthamore të Jong-un-it, shkruan Daily Star, përcjell Bota sot.

Lajmi vjen disa ditë pasi Kim organizoi paradën masive nën frikën nga kërcënimi i trupave të SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut.

Por Hoare paralajmëroi se presidenti amerikan është tejet i shqetësuar në lidhje me kërcënimin e fshehur.

"Ju mund të dini se çfarë është në sipërfaqe, dhe ju mund të keni dyshime në lidhje me vendet e  tjera, por nuk ka asnjë garanci nëse ndonjë nga armët e saj bërthamore të fshehura në këto objekte, do të shpërthejë”, tha ai.

Image
E fshehta: Bazat janë përdorur për testimin bërthamor sipas ekspertëve

Detektorët nga Koreja e Veriut kanë ndihmuar SHBA-të për gjetjen e hartave të këtyre objekteve nëntokësore në vend.

Ushtria amerikane ka vlerësuar se Koreja e Veriut ka 6,000 deri në 8,000 baza nëntokësore në vend.

Rreth 84 tunele sekrete gjenden në kufi me Jugun, disa prej të cilave janë mëdha, të mjaftueshme për të dërguar tanke dhe armatim në front.

Jong-un mund të jetë duke u mbështetur në rrjetin e tij të bunkerëve të fshehur, pasi një nga raketat e tij bërthamore dështoi gjatë nisjes të dielën.

Image
Ka rreth 8,000 bazat sekrete në Korenë e Veriut

Në një vizitë shtetërore në jug të hënën, Zëvendës-presidenti i SHBA Mike Pence ri-konfirmoi motivimin e SHBA-ve për të vendosur sistemin masiv raketor THAAD, për mbrojtje nga programi bërthamor i Kimit.

Disa aeroplan luftarakë gjithashtu janë dërguar në Gadishullin Korean, derisa tensionet janë gjithnjë e në rritje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat