Mbaron durimi! Putin ‘blindon’ Korenë Veriore nga frika e sulmit të Trumpit

Bota

Mbaron durimi! Putin ‘blindon’ Korenë Veriore nga frika e sulmit të Trumpit

Nga: A.Zh Më: 20 prill 2017 Në ora: 17:48
Lufta bërthamore: Rusia vendos forcat pranë Koresë së Veriut mes frikës nga një sulm amerikan ndaj Kim-it

Forcat e Vladimir Putinit janë kapur në kamera duke shkuar drejt kufirit 11 milje të vendit me Korenë e Veriut.

Video tregon një tren të mbushur me pajisje ushtarake që dyshohet se po godasin kufirin me shtetin mashtrues.

Veprimet e Rusisë vijnë derisa tensioned midis Koresë së Veriut dhe SHBA, kanë shkatktuar frikën se lufta mund të shpërthejë në çdo moment në gadishullin Korean, shkruan britanikja Daily Star, përcjell Bota sot.

Pamje të tjera tregojnë helikopterët ushtarakë rusë që shtojnë patrullat, ndërsa automjetet luftarake qarkullojnë pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Komanda ushtarake ruse nuk komentoi mbi lëvizjet e trupave, por ekspertët besojnë se forcat duan të jenë gati nëse shpërthen konflikti ndërmjet dikatorit Kim dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Image
Tanket ruse u fotografuan në një tren që shkonte drejt kufirit me DPRK-në

Qeveria e Putinit ka bërë thirrje për qetësi derisa kriza në rajon po përkeqësohet për shkak të aeroplanmbajtëses së SHBA-ve Carl Vinson, e cila po qëndron në Gadishullin Korean.

Veterani ushtarak Stanislva Sinitsyn i quajti lëvizjet si një masë "parandaluese sipas nevojës".

Ai tha: "Nëse situata përkeqësohet, sidomos në lidhje me ngjarjet ushtarake, forcat e armatosura të të gjitha vendeve fqinjë e mbikëqyrin atë nga afër dhe ne nuk jemi përjashtim. Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut ka thyer paqen në rajon, prandaj kjo situatë meriton vëmendje".

Trupat dhe lëvizjet e tankeve janë vërejtur në rajon gjatë javëve të fundit, sipas raporteve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat