FBI-CIA nisin “gjuetinë” për personin që zbuloi të dhënat sekrete

Bota

FBI-CIA nisin “gjuetinë” për personin që zbuloi të dhënat sekrete

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:50
FBI

CIA dhe FBI kanë nisur një hetim të përbashkët për të gjetur fajtorin që çoi deri te rrjedhja e mijëra dokumenteve sekrete që përshkruajnë mjetet e CIA-s për të pasur qasje në telefonat dhe televizorët e mençur, si dhe sistemet kompjuterike, transmeton të enjten CBS News.

Burime që kanë njohuri me hetimet thonë se është duke u kërkuar për një person të mundshëm, i cili mund të jetë kontraktues ose punonjës i CIA-s, i cili ka pasur qasje fizike në material.

CIA nuk ka bërë të ditur publikisht se kur ishte marrë materiali, apo si ishte vjedhur.

Shumica e materialit ishte klasifikuar dhe vendosur në një seksion me siguri të lartë të Agjencisë amerikane të inteligjencës.

“Të gjeturat” ishin publikuar në mars nga WikiLeaks, sipas të cilit informatat ishin siguruar nga një ish-kontraktues, i cili kishte punuar për CIA.

CIA nuk ka komentuar nëse të gjeturat e WikiLeaks janë autentike, apo për statusin e hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat