Trump: Të gjitha kombet të punojnë për zhdukjen e Shtetit lslam

Bota

Trump: Të gjitha kombet të punojnë për zhdukjen e Shtetit lslam

Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:19
Trump në konferencë për media me kryeministrin italian, Paulo Gentiloni

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e intervenimit ushtarak në Libi për të luftuar Shtetin Islam, por tha se të gjitha kombet duhet të punojnë për zhdukjen e këtij armiku barbar.

Ai në një konferencë për media të enjten me kryeministrin italian, Paulo Gentiloni, tha se njëri nga vendet në të cilat SHBA-të nuk do të intervenojnë është Libia, transmeton CBS News.

“Unë nuk shoh ndonjë rol në Libi. Unë e shoh rolin për “heqje qafesh” të ISIS-it”, ka thënë Trump, duke shtuar se SHBA-të kanë “mjaft role” për momentin.

Ai ka falënderuar kryeministrin italian për rolin e shtetit të tij në kampanjën kundër ISIS-it.

“Të gjitha kombet duhet të dënojnë këtë armik barbar dhe të punojnë përpara në zhdukjen e tij komplete”, tha Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat