Rriten incidentet e aeroplanëve bombardues rus

Bota

Rriten incidentet e aeroplanëve bombardues rus

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:04
ilustrim

NATO-ja ka regjistruar 780 incidente të shkaktuar nga aeroplanët rus në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të Aleancës, shkruan The Independent.

Në shënimin e tensioneve më të larta mes Aleancës dhe Rusisë që nga përfundimi i "Luftës së Ftohtë", NATO-ja ka rritur aktivitetin e saj për të përgjuar aeroplanët ushtarak rus.

The Independent shkruan se në vitin 2015 janë regjistruar 410 incidente, dhe krahasuar më vitin 2016, ka rritje të theksuar.

Në disa incidente, bombarduesit rusë janë parë duke iu afruar në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk raportohet për shkelje të hapësirës ajrore britanike.

Nga ana tjetër, numri i përgjimeve të aeroplanëve rus në Evropën Lindore ka rënë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2015.

Ministria e Mbrojtjes Lituanisht pretendon të ketë shënuar 110 incidente në vitin 2016, kurse në 2015 janë regjistruar 160 incidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat