Zgjerohet vija e zjarrit: Diktatori korean gati për luftë bërthamore me një shtet tjetër të fuqishëm

Bota

Zgjerohet vija e zjarrit: Diktatori korean gati për luftë bërthamore me një shtet tjetër të fuqishëm

Nga: A. Zh Më: 23 prill 2017 Në ora: 08:21
Kim Jong-un ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të nisë një sulm bërthamor në Australi

Australia mund të vijë në zonën e zjarrit të dikatorit të çmendur korean, Kim Jong-un, derisa Koreja e Veriut paralajmëroi shtetasit e saj që të mos shkelin në tokën e SHBA-ve.

Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop, tha se ambiciet bërthamore të Phenianit përbëjnë një "kërcënim serioz" për paqen dhe stabilitetin dhe Azi dhe se ajo plotësisht e mbështet politikën e SHBA-ve.

Image
Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop e ka quajtur programin bërthamor të Koresë së Veriut "të papranueshem"

Ajo e quajti të “papranueshëm” rrezikun që vjen nga programi bërthamor i diktatorit dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar që të mposht atë.

Ndërkohë, marinsat amerikanë arritën javën e kaluar në kryeqytetin australian Kanbera, për të marrë pjesë në stërvitjet vjetore ushtarake.

Por komentet e zonjës Bishop dhe manovrat kanë nxitur një përgjigje të zemëruar nga ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, shkruan gazeta britanike Daily Express, përcjell Bota sot.

Një zëdhënës tha se: "Në qoftë se Australia vazhdon të ndjekë hapat e SHBA-ve për të na izoluar dhe shtypur dhe mbetet një shok brigade i amerikanëve, kjo do të jetë një akt vetëvrasës”.

Image
Pheniani ka treguar forcimin e aftësive të saj bërthamore gjatë vitit të kaluar

Duke akuzuar Australinë se "verbërisht po shkelë vijën e SHBA-ve", zëdhënësi nevrik vazhdoi: "Atë që ajo shqiptoi është një akt kundër paqes dhe mburojë e politikës armiqësore ekstreme amerikane ndaj Koresë së Veriut dhe kërcënimeve e shantazheve bërthamore kundër tij, shkaku kryesor i gjendjes së rëndë që mbizotëron në Gadishullin Korean, dhe inkurajon SHBA-të që të zgjedhin veprimet ushtarake të pamatura dhe të rrezikshme. "

Komentet luftënxitëse vijnë gjatë vizitës së zëvendës presidentit amerikan Mike Pence-së në Australi.

Ky i fundit theksoi se diplomacia është mjeti kryesor diplomatik i Uashingtonit, por shtoi se "të gjitha opsionet janë në tavolinë".

Image
Nënpresidenti amerikan Mike Pence (majtas) u takua me kryeministrin australian Malcolm Turnbull

Frika e një përplasje bërthamore janë rritur gjatë kësaj jave, derisa aeroplanmbajtësja e SHBA-ve vazndon të qëndrojë në brigjet e Gadishullit Korean.

Analistët kanë sugjeruar që Kim Jong-un ka forcuar arsenalin e tij, me raketat balistike më të sofistikuara se kurrë.

Një perëndimor i njohur ka pretenduar se vendi diktatorial mund të përfundojë botën me vetëm tre bomba termobërthamore./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat