Rumani - Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç

Bota

Rumani - Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç

Më: 23 prill 2017 Në ora: 09:59
Rumani

Policia rumune ka zbuluar dhe bllokuar në kufirin me Hungarinë 111 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas mediave vendase, ata po tentonin të mbërrinin në Evropën Perëndimore dhe në zonën e Shengen.

Emigrantët, të moshës nga 2 deri në 53 vjeç ishin  nga vende të ndryshme, përfshirë Sirinë, Irakun,  Iranin, Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë.

Shoferi rumun i TIR, i cili u ndalua nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të qënieve njerëzore, i tha policisë se nuk ishte në  dijeni për praninë e emigrantëve në kamion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat