NATO në gjendje alarmi

Bota

NATO në gjendje alarmi

Më: 23 prill 2017 Në ora: 10:22
Patrullim i NATO-s në Balltik

Avionët luftarakë të NATO-s kanë kryer në vitin 2016 një numër të madh fluturimesh të shkaktuar nga sinjale alarmi si kurrë më parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Në vitin 2015 janë kryer vetëm 410 fluturime të tilla, gati sa gjysma e vitit që kaluar, tha një zëdhënës i NATO-s në bazën ushtarake të aleancës, Ramshtajn. Në të ashtuquajturit fluturime alarmi, pilotët duhet të jenë brenda pak minutash në ajër me avionët luftaraë, për të sqaruar përmes pamjeve, nëse ka rrezik nga një avion i caktuar që gjendet në fluturim. Në rast nevoje, avionë të tillë mund të ndalen me dhunë.

Rrallë ka pasur fluturime, që nuk kanë pasur të bëjnë me avionët rusë. Prej rreth 870 misioneve të fluturimeve të alarmit, 780 prej tyre kanë pasur të bëjnë me avionë rusë, pjesë tjetër me avionë të vendeve të tjera.

Arsyeja për rritjen e misioneve të alarmit është gjendja në Turqi dhe ndërhyrja ushtarake ruse në konfliktin e Sirisë. Aviacioni ushtarak turk i kryen fluturimet e alarmit që nga viti i shkuar nën komandën e NATO-s, pas një incidenti të përgjakshëm në kufirin turko-sirian. Një avion luftarak turk goditi atëherë një avion rus, që me gjasë kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Në qarqet e nATO-s mendohet, se ky incident nuk do të kishte ndodhur, nëse aviacioni turk do të kishte qenë nën komandën e NATO-s.

Sipas të dhënave të NATO-s gjendja është qetësuar disi në Europën Lindore, ku edhe Bundesëehri kryen fluturimet për mbikqyrjen e avionëve rusë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Lituanisë, numri i fluturimeve të gjendjes së alarmit ka rënë në 110 në vitin 2016, nga 150 fluturime në vitin 2015./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat