Paralajmërimi i tmerrshëm: Diktatori i 'çmendur' korean do të testojë bombën nukleare këtë javë

Bota

Paralajmërimi i tmerrshëm: Diktatori i 'çmendur' korean do të testojë bombën nukleare këtë javë

Nga: A. Zh Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:17
Imazhet satelitore tregojnë se Kim Jong-un është duke u përgatitur për të provuar një armë bërthamore këtë javë

Koreja e Veriut është e gatshme për një test armësh javën e ardhshme.

Satelitët spiun kanë zbuluar se Koreja Veriore është duke u përgatitur për një shpërthim shkatërrues.

Image
Përgatitjet për të shpërthyer armët

Bomba e fundit që e hodhi diktatori Kim i dështoi, por ishte ishte aq e madhe saqë shkaktoi një tërmet.

Diktatori Korean pritet të shtyp butonin e kuq të martën, më 25 prill, që përkon me Ditën Ushtarake, shkruan gazeta britanike Daily Star, përcjell Bota sot.

Image
Imazhet sugjerojnë se Koreja e Veriut është e gatshme për një tjetër provë

Sipas raporteve, shpërthimi mund të shkaktojë një Luftën e Tretë Botërore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të ndalë zhvillimin e armëve bërthamore të Kim-it që mund të kërcënojë Amerikën.

Ai ka dërguar një "ushtri" të anijeve luftarake - të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja ‘Carl Vinson’ që ‘kërcënon’ regjimin e diktatorit Korean.

Image
Kim Jong-un-it i pëlqen që personalisht të mbikëqyrë testet ushtarake

Veriu ka kërcënuar se do të fillojë një "luftë të madhe" nëse provokohet.

Carl Vinson pritet të arrijë në Gadishullin Korean brenda disa ditëve të ardhshme, derisa shpërthimet e reja të Kimit mund të ndodhin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat