Shefi amerikan i Mbrojtjes arrin në Afganistan

Bota

Shefi amerikan i Mbrojtjes arrin në Afganistan

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:50
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka arritur në Afganistan për një vizitë të paparalajmëruar.

Gjatë qëndrimit në Kabul, ai do të takojë zyrtarët afganë dhe trupat amerikane atje.

Vizita e tij përkon me njoftimin për dorëheqjen e ministrit afgan të Mbrojtjes, Abdullah Habibi, dhe të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë afgane, Qadam Shah Shahim, pasi një sulm i talibanëve, javën e kaluar, la të vrarë së paku 100 ushtarë.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke bërë përpjekje të ndërtojë strategjinë e saj për Afganistanin.

Militantët talibanë kanë nën kontroll pjesë të mëdha të territoreve atje, edhe 15 vjet pasi janë rrëzuar nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat