Presidenti i Kinës i telefonon Trumpit, bën thirrje për përmbajtje në gadishullin korean

Bota

Presidenti i Kinës i telefonon Trumpit, bën thirrje për përmbajtje në gadishullin korean

Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:33
Kim dhe Trump

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen kur të merren me Korenë Veriore, midis spekulimeve se Veriu shumë shpejt mund ta kryejë edhe testimin e gjashtë raketor.

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se Xi i ka telefonuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i ka thënë se Kina e kundërshton programin e armëve bërthamore të Veriut.

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV e ka cituar Xi duke i thënë Trumpit se shpreson se të gjitha palët do të përmbahen dhe do ta shmangin përkeqësimin e situatës në gadishullin korean.

Administrata Trump ka paralajmëruar se të gjitha opsionet, përfshirë sulmin ushtarak, janë në tavolinë për ta ndalur Korenë e Veriut nga zhvillimi i raketave bërthamore që mund ta arrijnë SHBA-në.

“Sikur të gjitha palët ta mbajnë përgjegjësinë që duhet ta mbajnë dhe të bashkohen, çështja bërthamore në gadishull do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur,” Xi i ka thënë Trumpit, sipas CCTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat