Çdo 10 minuta vdes nga një fëmijë në Jemen

Bota

Çdo 10 minuta vdes nga një fëmijë në Jemen

Më: 26 prill 2017 Në ora: 00:00
Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndihmë në Jemen, në një konferencë të donatorëve në Gjenevë gjatë ditës së sotme.

“Një fëmijë nën moshën pesë vjeçare vdes nga shkaqe të ndryshme çdo 10 minuta në Jemen”, tha Guterres.

“Kjo do të thotë, se derisa po mbahet kjo konferencë, në Jemen vetëm vdiqën 50 fëmijë, e kjo vdekje e tyre duhet të parandalohet”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka thënë se rreth 19 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente në Jemen, në mesin e tyre rreth 3 milionë fëmijë.

“Nuk ka asnjë shtet në botë ku fëmijët vuajnë më shumë se në Jemen”, ka thënë drejtori i UNICEF-it për Lindje e Mesme dhe Afrikën veriore, Gert Cappelaere.

“Rreth 7 milion njerëz janë në prag të vdekjes nga uria”, ka bërë të ditur Amnesty International.

Deri në fund të konferencës së mbajtur, vendet donatore kanë premtuar gati 1.1 miliard dollarë për ndihma humanitare në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat